Carovska: Po departizojmë arsimin

Departizimi është proces i transformimit të shoqërisë, ndërsa çlirimi po ndodh edhe
në arsim, theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska në paraqitjen e saj në Top Tema në Televizionin Tellma.

Marketing

Sipas Ligjit për arsimin fillor që e sjelli ministri i mëparshëm i Arsimit, Ministria
tani më nuk ka përfaqësues në këshillin e shkollës, numri i përfaqësuesve të pushtetit lokal u zvogëlua në një, ndërsa në këshill janë tre nga punonjësit dhe tre përfaqësues nga ana e
prindërve.

“ Me ligj zgjedhjen e drejtorit e bëjnë tre përfaqësues të prindërve, tre punonjës në
shkollë dhe një përfaqësues nga komuna. Ata zgjedhjen e tyre e dorëzojnë deri te kryetari i
komunës, i cili brenda 10 ditëve duhet të bëjë zgjedhjen e drejtorit” theksoi Carovska, duke shtuar se tani më nuk është e mundur që dikush, të zgjedh drejtorin në kundërshtim me ligjin.