Teprica e duhanit, Hoxha: Do të gjejmë zgjidhje

Sasia e duhanit të mbetur është rreth 1500 tonë, pjesa më e madhe e të cilës është në komunën e Dollnenit. Por kjo tepricë me një organizim të mirë mund të blihet për tre ditë, theksoi ministri i bujqësisë Arijanit Hoxha. Sipas tij, ndryshimet e ligjit veçmë kanë hyrë në fuqi prandaj blerja mund të vazhdohet që sot. Siç informoi ai, nga takimet që ka pasur me blerësit e duhanit, ata kanë treguar gatishmëri që ti marrin sasitë e tepruara të duhanit.

Marketing

“Dinamika ditore e blerjes është diku 400 deri në 500 ton, prandaj besoj se për tre ditë mund të blihet teprica. Puna është të ndërtohet një sistem i mirë. Jam i bindur se problemin do ta zgjidhim dhe pres që ajo të jetë në mënyrë më të padhimbshme, me pjesmarrjen e të gjithë grumbulluesve. Por nëse ato nuk marrin pesë në zgjidhjen e problemit, ne si shtet kemi detyrim dhe do ta zgjidhim problemin.”, tha Arijanit Hoxha, ministër i Bujqësisë.

Ministri Hoxha pret që blerësit të thonë se sa prej tepricës mund të marrin, pas së cilës do të dihet nëse do të ketë ndryshime shtesë në Ligjin për Duhanin që do të lejonte eksportet nga prodhuesit. Në lidhje me ndihmat prej 5 milion euro që janë pjesë e pakos së pestë të masave anti-krizë, Hoxha tha se ende nuk është saktësuar qartazi qëndrimi se si do të shfrytëzohen këto mjete. Kjo do të dakordohet me përfundimin e procesit të grumbullimit.

Marketing