Gazetari maqedonas Dragan Pavlloviq-Llatas në një video koment të tij ka thënë se regjistrimi i DIASPORËS SHQIPTARE rrezikon tërë Republikën e Maqedonisë së Veriut, informon BLIC.MK
Sipas Llatasit nëse regjistrohet DIASPORA SHQIPTARE dhe me këtë rritet përqindja e shqiptarëve në Maqedoni të Veriut, atëherë të gjithë maqedonasit do të duhet të mësojnë gjuhën shqipe.
“Federalizimi dhe dygjuhësia është çështja më e rrezikshme për Maqedoninë. Çdo njëri nga ju mund të ulet dhe të paramendon se si mund të duket në vendin e tij, në lagjen e tij DYGJUHËSIA, si do të duket në sportele, si do të duket nëpër shkolla, si do të duket gjithandej? Dygjuhësi do të thotë humbje të vendeve të punës për maqedonasit dhe hapje të vendeve të reja për shqiptarët të cilat do t’i paguam të gjithë ne me qëllim që të krijohet mundësia për komunikim në gjuhën shqipe. Në çdo sportel në Maqedoni do të duhet të ketë ndonjë që di gjuhën shqipe, në të gjitha shkollat duhet të ketë ndonjë që di shqip.”
Sipas gazetarit maqedonas, nëse mërgata shqiptare regjistrohet e tëra, atëherë në Maqedoni të Veriut gjërat do të komplikohen.
“Ekziston marrëveshje e cila është e konfirmuar para së gjithash në mes të mërgatës shqiptare. Gjërat janë të komplikuara, nuk janë të thjeshta. Shqiptarët, jo vetëm këta të Maqedonisë, por edhe ata të Kosovës dhe Shqipërisë, radikalët shqiptar këtë shans do ta mbajnë tërë kohën aktuale dhe do ta përsërisin.”
Kjo është edhe një arsye pse duhet të REGJISTROHET diaspora SHQIPTARE.
https://www.facebook.com/watch/?v=283056483200843&t=0