Cana: Nuk jeni të huaj në shtëpinë tuaj

Legjenda shqiptare e futbollit, Lorik Cana, ka bërë një apel për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, shkruan Zeri.info.

Marketing

Përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në “Instagram”, ish-futbollisti shqiptar ka kërkuar nga shqiptarët e Maqedonisë që jetojnë jashtë vendit, që të kryejnë obligimin e tyre në regjistrimin e popullsisë.

“Për të gjithë shqiptarët e Maqedonisë që jetojnë në Diasporë, është shumë e rëndësishme të regjistroheni dhe t’iu tregoni atyre që nuk jeni të huaj në shtëpinë tuaj” – ka shkruar 37-vjeçari./Zëri.info