Shkëndija ka turpëruar Vardarin në ndeshjen e sotme të javës së 24-të, duke mundur ekipin më të trofeshëm në vend midis Shkupit me shifrat 6:1, njofton “infOSport.mk”.
Më në fund për Shkëndijën shënoi Besart Ibraimi, edhe atë dy gola, ndërsa i njëjti ishte më i merituar edhe për 3 gola të tjerë të shënuar nga Lupçe Doriev, Rubin Hebaj dhe Dashmir Elezi. Një gol tjetër në këtë ndeshje për Shkëndijën që në pjesën e parë realizoi Florent Ramadani, ndërkohë golin e parë të këtij takimi dhe të vetmin për Vardarin, e realizoi Martin Mirçevski.
Njëjtë sikurse Shkëndija, edhe FC Shkupi deri tek fitorja në përballjen me Sileksin erdhi me përmbysje. Skuadra nga Kratova avansoi me anë të Karakamishev në minutën e 15-të, ndërsa për skuadrën nga Çairi që në funs regjistroi fitore 3:1, shënuan Ruatubjaje (38’), Diak (70’) dhe Rexhinaldo (88’).
Fitore me përmbysje edhe për skuadrën e tretë në tabelë, Makedonija GJ.P, që në Tetovë mundi Renovën me shifrat 2:1.
Shefit Shefiti kaloi në epërsi skuadrën nga Xhepçishti, derisa golat për skuadrën shkupjane i realizuan Aleksovski dhe Robson da Silva.
Akademia Pandev në një ndeshje krejtësisht të barabartë, falë golit të Krsitijan Velinovskit gjatë pjesës së parë, mundi minimalisht 1:0 Struga Trim Lum, ndërkohë Bellasicës nuk i mjaftoi goli i Blerim Guxhufit në minutën e 18-të, pasi Rabotniçki me anë të Petar Petkovskit në minutën e 89-të shënoi golin e barazimit, duke u rikthyer nga Strumica me një pikë.
Java e 24-të në elitën e futbollit vendor mbyllet nesër me ndeshjen, Pelisteri – Boreci që zhvillohet në Manastir.