Haradinaj sfidon motin, çan borën për tu ngjitur në majën e Bistrës

Moti nuk ishte shumë favorizues këtë fundjavë, por kjo nuk e ka penguar ish-kryeministrin dhe kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj të ndjekë pasionin e tij, ngjitjen në male.

Marketing

Këtë të shtunë, Haradinaj i shoqëruar dhe nga disa persona të tjerë është ngjitur në majën e Bistrës.

Gjatë një ndalese, kur sapo kishte bërë gjysmën e rrugës, Haradinaj me atë të një videoje në Facebook tregon se kishin bërë 2 orë ecje në borë dhe kishin edhe 2 të tjera për tu ngjitur në majë.

“Jemi duke u ngjit majën e Bisrës, kemi filluar nga Prevalla dhe deri tani kemi bërë dy orë ngjitje, do të vazhdojmë tutje edhe për dy orë të tjera.Moti nuk është i mirë, por jemi duke u kënaq”, ka thënë Haradinaj.