Bujar Osmani në vizitë historike në Bruksel në mbledhjen e ministrave të jashtëm të NATO-s

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani herët në mëngjes ka nisur një javë të ngjeshur me aktivitete dhe vizita të shumta ndërsa këtë radhë siç është shprehur ai një vizitë historike në Bruksel.

Marketing

Ai e ka quajtur këtë vizitë të tillë për shkak se për herë të parë Maqedonia e Veriut merr pjesë në mbledhjen e ministrave të jashtëm të NATO-s me prezencë fizike.

Por më pas ministri Osmani do t’a shfrytëzojë këtë vizitë për t’u takuar njerëzit tanë dhe Shoqatat e diasporës për t’i falënderuar ata për punën dhe angazhimin që ata po bëjnë rreth regjistrimit.

Sot e kaluam numrin 100 mijë të regjistruar dhe kjo vërtetë meriton lëvdata dhe kjo tregon se po jep rezultate deklaroi ministri Osmani .

https://www.tetovasot.com/wp-content/uploads/2021/03/received_451264792747365.mp4?_=1