Shqipëria nënshkruan marrëveshjen me kompaninë turke për vaksinën kineze

Shqipëria do të marrë vaksina kineze përmes Turqisë. Qeveria shqiptare ka nënshkruar marrëveshjen me distributorin turk “Keymen Ilaç Sanayi ve ticaret” A.Ş., sipas të cilës, Shqipëria do të përfitojë vaksinat kundër COVID, të prodhuara në Kinë. Marrëveshja mban firmën e ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj. Vendimi për miratimin e kësaj marrëveshje është botuar ditën e sotme në fletoren zyrtare.

Marketing