Kryeministri Zoran Zaev është optimist se regjistruesve mund t’u jepet përparësi për vaksinim.
“Ashtu siç është planifikuar të dielën të mbërrijnë vaksinat, ne do të mund në kohë para 1 prillit të vaksinojmë edhe regjistruesit. Pres që këtë ta thotë komisioni shëndetësor. Ky do të jetë një moment i rëndësishëm që edhe opozita të jep mbështetje. Mos të paragjykojmë, të hënën kemi mbledhje dhe do të tentojmë të gjejmë zgjidhje.”,- u shpreh kryeministri, Zoran Zaev.