Osmani: Presim konferencën ndërqeveritare në qershor

Me miratimin e rezolutës, Parlamenti Evropian qartë kërkon fillimin e negociatave menjëherë dhe pa vonesë me RMV-në, ka deklaruar ministri i jashtëm, Bujar Osmani. Ai thotë se po punohet që konferenca e parë ndërqeveritare të ndodhë gjatë Samitit të Këshillit të BE-së në qershor. Sipas tij, RMV ka përmbushur obligimet, mbetet radha e BE-së të bëjë detyrën e saj.
“Ne konsiderojmë se fillimi i negociatave dhe konferenca e parë ndërqeveritare  duhet të mbahet menjëherë dhe pa u vonuar dhe po punojmë që kjo të ndodhë gjatë Samitit të BE-së në qershor”, deklaroi ministri i jashtëm i RMV-së, Bujar Osmani.
Osmani sqaroi se në takimet me kryesuesin aktual dhe antaret e BE-së ka marrë mbështetje të plotë, megjithatë mbetet që edhe Bullgaria të japë dritë jeshile pasi që politikat e zgjerimit në BE sillen me konsensus dhe do të duhet pajtueshmëri nga gjitha shtetet anëtare.
“E qartë është se kishim mbështetjen e 26 vendeve anëtare për kornizën negociuese edhe për fillimin e negociatave por nevojitet miratim nga të gjitha 27 vendet që të miratohet teksti dhe të mbahet konferenca e parë. Gjatë ditëve të fundit para zgjedhjeve në Bullgari vetëm se mund të dëshiroj zgjedhje të suksesshme dhe formim të shpejtë të institucioneve me qëllim që të vazhdojmë me komunikimin lidhur me definimin e terminit të mbledhjes së Komisionit ndërqeveritar dhe të definohet plani aksional në kuadër të bashkëpunimit.”,- u shpreh ministri i jashtëm i RMV-së, Bujar Osmani.
Osmani beson se te të gjitha shtetet anëtare kuptojnë nevoja për fillimin urgjent të negociatave me RMV-në. Sipas tij, kjo nuk është vetëm çështje e bindjes dhe vullnetit, por edhe e hapave konkret të cilat sipas tij duhet të materializohen.