Zaev: Regjistruesit të vaksinohen, vendosim të hënën

Kryeministri Zoran Zaev është optimist se regjistruesve mund t’u jepet përparësi për vaksinim.
“Ashtu siç është planifikuar të dielën të mbërrijnë vaksinat, ne do të mund në kohë para 1 prillit të vaksinojmë edhe regjistruesit. Pres që këtë ta thotë komisioni shëndetësor. Ky do të jetë një moment i rëndësishëm që edhe opozita të jep mbështetje. Mos të paragjykojmë, të hënën kemi mbledhje dhe do të tentojmë të gjejmë zgjidhje.”,- u shpreh kryeministri, Zoran Zaev.