RMV i bashkëngjitet vendeve të BE-së në sanksionet ndaj Kinës dhe Mianmarit për shkeljen e të drejtave të njeriut

Maqedonia e Veriut i bashkëngjitet vendeve të BE-së në sanksionet ndaj Kinës dhe Mianmarit për shkeljen e të drejtave të njeriut.

Marketing

Ministrat e jashtëm të BE-së kanë miratuar sanksione të lidhura me shkeljen e të drejtave të njeriut në Kinë, Mianmar dhe Rusi.

Është hera e parë që Brukseli godet Pekinin për abuzimet e të drejtave të njeriut që kur Evropa vendosi një embargo armësh në vitin 1989 për shkak të shtypjes së protestës në Sheshin Tiananmen.

27 vendet anëtare të BE-së do të vendosin katër zyrtarë kinezë dhe një entitet të drejtuar nga shteti në një listë të zezë për shtypjen nga Pekini të pakicës ujgure.