U arrestua në Prishtinë, MPB dhe Zaev kërkojnë ekstradimin e Ismailoviqit në Shkup

Pas një aksident-trafiku në Prishtinë, është arrestuar Afrim Ismailoviq, i dënuar në rastin “Monstra”. Ismailioviq ishte në arrati në Kosovë që nga viti 2012.

Marketing

Në momentin kur po bënin verifikimin e të kaluarës penale, autoritet kosovare e kuptuan se ai kërkohet me flet-arrest ndërkombëtarë nga Maqedonia e Veriut.

Për arrestimin e tij, Spasovski e ka informuar edhe kryeministrin Zaev. E ky i fundit pret që Kosova të respektojë marrëveshjet ndërkombëtare dhe miqësinë mes dy vendeve dhe Ismailoviq të ekstradohet menjëherë.

“Kuptohet, askush nuk është fajtor përderisa nuk ka vendim të plotfuqishëm gjyqësorë, por në këtë rast besoj se kjo është e vërtetuar tashmë me vendim gjyqësorë i cili është në procedurë. Pres që autoritetet kosovare të respektojnë marrëveshjet ndërkombëtare dhe miqësinë mes dy vendeve dhe të bëhet ekstradim i personit në fjalë”, u shpreh kryeministri Zoran Zaev.

Edhe ministria e Drejtësisë pret që Ismailoviq të ekstradohet sa më shpejtë në Maqedoninë e Veriut. Nga ky dikaster thonë kërkesa për ekstradim është dërguar që me 5 shtator 2018, dhe e njëjta ende është aktive dhe mund të veprohet sipas saj.

“Tani që kemi situatë ku personi është duke u mbajtur në një stacion policor në Kosovë, në afat sa më të shkurtër ministria e Drejtësisë do të dërgojë edhe një kërkesë-lutje deri të autoritet në Kosovë që të veprojnë mbi këtë kërkesë. Nëse nga ana e tyre do të kërkohet diçka shtesë, dokument ose shkresë, ministria e Drejtësisë në afat sa më të shkurtër do ta përgatisë dhe do ta dërgoje në Kosovë”, potencoi Aleksander Vidinovski – zëdhënës i Ministrisë së Drejtësisë.

Ismailoviq është në paraburgim në Kosovë dhe pritet që gjykata të merr vendim. Ndërkohë që ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut informojnë se po presin nga pala kosovare që të sjell vendim për ekstradimin e tij. Afrim Ismailoviq dhe Agim Ismailoviq së bashku me Alil Demirin më 23 shkurt nga Penalja, janë dënuar me burg të përjetshëm si kryerës të veprës terrorizëm në vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës. Ekstradimin e dy të dënuarve të parë në rastin “Monstra”, Maqedonia e kërkon prej vitesh. Por situatë e tillë e mos ekstradimit të të arratisurve nga Maqedonia e Veriut, kemi edhe dyshen e Drejtorisë për Siguri Kombëtare, Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski, të cilët akuzohen për shkatërrimin e provave nga përgjimi i paligjshëm. Greqia nuk i ka ekstraduar nën pretekstin se në Maqedoninë e Veriut nuk iu mundësohet gjykim i drejtë. Edhe Hungaria nuk ka ekstraduar ish kryeministrin i Nikolla Greuevski, nën pretekstin se përndiqet politikisht dhe për shkak se i njëjti ka fituar azil politik.