Arrestohet në Hamburg shtetasi i Maqedonisë, i dënuar me 17 vjet burgim

Gjatë ditës së djeshme në Hamburg të Gjermanisë policia gjermane në bashkëpunim me Ministrin e Punë të Brendshme të Republikës së Maqedonisë kanë privuar nga liria shtetasin e Maqedonisë K.D. i cili është kërkuar me fletë-arrest ndërkombëtarë për vuajtje të dënimit prej 17 vjet burgim.

Marketing

K.D. është i dënuar për më shumë vepra penale, mes të cilave për vjedhje të rënda, mashtrime dhe falsifikim të dokumenteve.

Nga MPB-ja njoftojnë se ky aksion është rezultat i bashkëpunimit mes MPB-së dhe policisë gjermane.