Pastrohen Varrezat e Qytetit të Vitisë

Zyrtarë komunalë, pjesëtarë amerikanë të KFOR-it, të Policisë së Kosovës, punëtorë të pastrimit dhe të Kompanisë “Eco higjiena”, zjarrfikës, pjesëtarë të shoqërisë civile, e ambientalistë, kanë zhvilluar një aksion vullnetar për pastrimin e Varrezave të Qytetit, në Viti.

Ky aktivitet ishte në kuadër të Muajit të Pastrimit, të shpallur nga Qeveria Komunale e Vitisë, nën përkujdesjen e kryetarit Sokol Haliti.

Ai tha se Komuna e Vitisë vazhdon traditën e mirë dhe përkushtimin për ambient të pastër në të gjitha lokalitetet, pa dallim.

Marketing