Dembele iu kundërpërgjigjet kritikëve

Ylli i Barcelona-s, Ousmane Debele, ka dhënë një intervistë interesante për beIN Sports. Francezi ka folur për disa aspekte që nuk kanë lidhje me karrierën e tij si futbollist.

Shpesh i kritikuar për një stil jetese jo shumë të displinuar, francezi i është përgjigjur çdo kritike dhe çdo akuze.

“Besoj se stili im i jetë nuk ka asnjë lidhje me dëmtimet që kam patur. E vërteta është se nuk qëndron katër vite te Barça nëse stili yt i jetës nuk është i përshtatshëm. Mendoj se në fillim nuk kam qenë shumë i përgatitur fizikisht”, ka thënë Dembele.

Marketing

Sulmuesi ka zbuluar edhe pseudonimin që i ka dhënë Messi:

“Messi flet shumë, veçanërisht me të rinjtë. Vëzhgon shumë. Edhe mua më jep shpesh shumë këshilla. Tani në skuadër më quajnë Samuel Eto’o sepse luaj si pykë…”.