9:09 | 12 Prill 2021
09:09 | 12 Prill 2021
Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo ka folur për Cristiano Ronaldon.
Ronaldo u kritikua për mungesë respekti nga mediat italiane pasi sipas tyre ai e hodhi fanellën e tij për tokë, shkruan lajmi.net.
Por, pas xhirimeve u pa se ai dëshironte t’ja gjuante fanellën djalit të topave.
Pas ndeshjes, Andrea Pirlo u pyet në konferencën për shtyp dhe sqaroi situatën.
“Sigurisht që ishte i zemëruar, sepse nuk mundi të shënonte gol dhe ai kishte raste të shënonte”, tha ai.
“Një lojtar i kalibrit të rij gjithmonë dëshiron të përmirësohet dhe duhet të shfrytëzojmë disa aspekte të lojës dhe është normale që të ekzistojë zemërimi ai kërkon gjithmonë të përmirësohet”, shtoi ai.
“Nuk mendoj, sepse në fund të ndeshjes ishte i zemëruar dhe mund të ketë çaste të nervozizmit por nuk besoj që do të dënohet nga klubi për këtë gjë”, tha Pirlo.
“Kemi luajtur mirë, kemi zhvilluar një ndeshje të mirë në përgjithësi dhe goli i tyre na i kompikoi gjërat paksa por në fund rezultati ishte në favorin tonë”, përfundoi Andrea Pirlo./Lajmi.net/