Forcat izraelite në Bregun Perëndimor arrestojnë kandidatin e Hamas-it për deputet

Forcat izraelite arrestuan Najih Assi-n, kandidat nga lista e Hamas-it, për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në Palestinë në muajin maj, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacionit të marrë nga dëshmitarët okularë, ushtarët izraelitë bastisën shtëpinë e Assi-t në rajonin El-Balu në Ramallah.

Ndërsa Assi u mor në paraburgim si rezultat i bastisjes së organizuar nga ushtarët izraelitë, ende nuk është bërë asnjë deklaratë për këtë çështje.

Marketing

Duke u përpjekur të parandalojë zgjedhjet e planifikuara të mbahen në Palestinë në maj dhe korrik, Izraeli shpesh arreston kandidatët e Hamas-it teksa afrohen zgjedhjet.

Palestina do të mbajë zgjedhje për herë të parë pas 15 viteve

Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas, më 15 janar nënshkroi dekretin i cili parashikon mbajtjen e zgjedhjeve në territoret palestineze nën okupimin dhe nën bllokadën izraelite pas 15 vjetësh.

Dekreti përcaktoi që zgjedhjet parlamentare të mbahen më 22 maj, zgjedhjet presidenciale më 31 korrik dhe zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Palestinez më 31 gusht.

Ndërsa Kushtetuta e Palestinës parashikon mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme çdo 4 vjet, zgjedhjet e përgjithshme nuk mund të mbaheshin që nga viti 2006 për shkak të copëzimit të vazhdueshëm në vend nën okupimin dhe bllokadën izraelite.



. .