“Thesari”, Mijallkov dënohet me 8 vjet burg

Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup u shqiptua aktvendimit për lëndën ”Thesari” që ka të bëjë me keqpërdorimin e mjeteve të Buxhetit të shtetit për furnizimin e pajisjes elektronike- komunikuese për nevojat e Drejtorisë së pestë pranë DSK-së dhe trajnim për përdorimin e saj nga një kompani e Britanisë së Madhe.

Marketing

Në lëndën “Thesari” i akuzuari i parë është drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov, si dhe ish shefi i kabinetit të tij Toni Jakimovski, ish ndihmësministri në MPB, Nebojsha Stajkoviq dhe ish kryeshefi i Drejtorisë së pestë në MPB Goran Grujevski. Ata tre akuzohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizime, ndërsa Toni Jakimovski për ndihmesë.

Për keqpërdorimin e detyrës zyrtare Gjykata Penale me 8 vite burg e dënoi ish-shefin e DSK-së, Sasho Mijllakov, me 5 vite dënohet Nebojsha Stojankoviq dhe Toni Jakimovski ndërsa me 15 vite burgim dënohet Goran Grujevski