Iran, në 24 orët e fundit 291 persona humbën jetën nga COVID-19

Në Iran me vdekjen e 291 personave si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) numri i përgjithshëm i viktimave shkoi në 65.055, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësja e Ministrisë iraniane të Shëndetësisë, Sima Sadat Lari, njoftoi se në 24 orët e fundit janë zbuluar 24.760 raste të reja dhe 3.132 nga këta janë hospitalizuar.

Duke treguar se numri i rasteve me COVID-19 shkoi në 2.118.212, Lari tha se me vdekjen e 291 personave numri i përgjithshëm i viktimave shkoi në 65.055.

Marketing

Lari më tej deklaroi se 4.481 pacientë të diagnostikuar me COVID-19 janë nën kujdes intensiv, kurse numri i pacientëve të shëruar nga COVID-19 që nga fillimi i pandemisë shkoi në 1.729.293.

Irani me një popullsi rreth 83 milionë banorë deri më tani ka kryer 13.866.887 teste të COVID-19.

Lari tha se sipas nivelit të rrezikut 295 qytete në Iran janë të përfshira në mesin e rajoneve me alarm të “kuq”, 99 qytete si zona “portokalli”, 45 qytete si zona të “verdha” dhe 9 qytete si zona “blu”. Ajo njoftoi se është ndaluar hyrja dhe dalja në qytetet me ngjyrë “të kuqe” dhe me ngjyrë “portokalli”.



. .