8:15 | 14 Prill 2021
08:15 | 14 Prill 2021
Sonte (e mërkurë) do zhvillohen dy super përballje, ndeshjet kthyese të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve.
Borussia Dortmund do e mirëpres Manchester Cityn, derisa Liverpool i bën ‘konak’ Real Madridit, transmeton lajmi.net.
Dortmund që humbi në ndeshjen e parë me rezultat 2 – 1 synon të fitojë ndeshjen që të arrijë kualifikimin në gjysmëfinale, derisa Liverpool kërkon vetëm përmbysjen ndaj “Mbretërve”.
Të dy takimet nisin në ora 21:00.
Ndërkohë, kujtojmë se dje PSG-ja dhe Chelsea siguruan kualifikimin në gjysmëfinale në garën me prestigjioze në botë./Lajmi.net/