Neymar tregon klasin duke ngushëlluar Alaban, njësoi siç bëri austriaku edicionin e kaluar

10:40 | 14 Prill 2021

Marketing

Pavarësisht që pati shumë fjalë, Neymar sërish tregoi klasin pas kualifikimit në gjysmëfinale te Ligës së Kampionëve me PSG-në.

Braziliani ishte në formë tejet të mirë, derisa edhe nga ana sportive bëri gjest të mirë duke ngushëlluar mbrojtësin David Alaba pas ndeshjes, pasi kampioni i Evropës u eliminua pas golave si mysafir, transmeton lajmi.net.

Një vit më herët, braziliani ishte duke qarë kur u mposhten në finale nga Bayern Munich.

Alaba e ngushëlloi menjëherë pasi përfundoi ndeshja dhe këtë favor nuk e ka harruar Neymar, i cili iu gjend pranë mbrojtësit kur ndeshja përfundoi.

PSG avancoi tutje falë golave si mysafirë, ngase rezultati i përgjithshëm rezultoi të jetë 3 – 3.

Por, kjo nuk është e gjitha. Ka ende lajme të mira për tifozët e PSG-së, ngase sulmuesi konfirmoi që do të rinovojë kontratën./Lajmi.net/