Danimarka rihap kufijtë për të vaksinuarit e plotë nga 1 maji

Personat e vaksinuar plotësisht kundër COVID-19 mund të hyjnë në Danimarkë nga 1 maji.

Danimarka do të lejojë shtetasit nga vendet në Bashkimin Evropian dhe Zonën Shengen të hyjnë në vend nga maji nëse janë vaksinuar kundër Covid-19, tha ministria e jashtme në një deklaratë mbrëmë vonë, raporton Reuters.

Qeveria e Danimarkës ra dakord me parlamentin për një plan për të rihapur gradualisht kufijtë e vendit Nordik, duke filluar nga 21 Prilli.

Marketing

Që nga 1 maj, personat e vaksinuar plotësisht, përfshirë turistët, në vendet e BE-së ose Shengenit me norma të ulëta infeksioni do të lejohen të hyjnë në Danimarkë pa asnjë kërkesë që ata të paraqesin një test negativ Covid-19 ose të kalojnë në karantinë.