Kur do të vaksinohen personat me aftësi të veçanta, flet ministri Filipçe

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, gjatë konferencës për media, i pyetur se përse personat me sëmundje të rralla dhe me aftësi të veçanta nuk janë në kategorinë e qytetarëve me prioritet për vaksinimi, Filipçe deklaroi se me rritjen e numrit të vaksinave, do të përgatitet strategji edhe për grupet tjera kritike të qytetarëve.

Marketing

“Për momentin strategjia është të shkojmë sipas moshës sepse ato janë kategoritë më kritike të qytetarëve. Ashtu e kemi filluar planin për imunizim dhe ashtu do ta vazhdojmë”, tha Filipçe.