“Talebanët nuk do të marrin pjesë në asnjë konferencë për Afganistanin derisa fuqitë e huaja nuk tërhiqen nga vendi”

Zëdhënësi i Byrosë Politike të talebanëve në Katar, Mohammad Naeem Wardak tha se pa tërheqjen e fuqive të huaja nga Afganistani nuk do të marrin pjesë në asnjë konferencë për Afganistanin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Wardak në deklaratën nga rrjeti social tha se talebanët i kryejnë punët e tyre sipas udhëzimeve të fesë së shenjtë islame.

Duke tërhequr vëmendjen se talebanët për çdo gjë vendosin pas konsultimeve, ai tha se pa tërheqjen e fuqive të huaja nga Afganistani nuk do të marrin pjesë në asnjë konferencë me temë për Afganistanin.

Marketing

Ministria e Jashtme turke në një deklaratë ka njoftuar se mes 24 prill-4 maj nën bashkë-organizimin e Turqisë, Katarit dhe Kombeve të Bashkuara (OKB) në Stamboll do të mbahet konferencë e nivelit të lartë dhe gjithëpërfshirëse mes përfaqësuesve të Republikës Islame të Afganistanit dhe talebanëve.

Vendimi i SHBA-së për tërheqje nga Afganistani

Një zyrtar i lartë amerikan i cili dëshiroi të mbetet anonim, në deklaratën për gazetarët tha se presidenti i SHBA-së, Joe Biden pas një shqyrtimi të hollësishëm, ka vendosur tërheqjen e ushtarëve amerikanë nga Afganistani dhe përfundimisht SHBA t’i jep fund luftës në Afganistan.

“Para 1 majit do të fillojmë procesin e tërheqjes së rregullt dhe para përvjetorit të 11 shtatorit planifikojmë t’i tërheqim të gjitha ushtarët e SHBA-së në vend”, tha zyrtari.

Ai kishte njoftuar se tërheqja do të bëhet në koordinim me NATO-n, duke shtuar se vetëm një forcë e sigurisë në vend do të mbetet për të mbrojtur ndërtesat diplomatike në vend.

Sipas shifrave zyrtare në Afganistan ndodhen 2.500 ushtarë amerikanë.

Administrata e ish-presidentit amerikan, Donald Trump më 29 shkurt 2020 nënshkroi marrëveshje me talebanët në Doha të Katarit, sipas të cilës në rast se talebanët nuk sulmojnë forcat amerikane, ushtarët amerikanë do të tërhiqen plotësisht nga Afganistani më 1 maj.



. .