Në 24 orët e fundit rastet e reja me COVID-19 kanë shënuar një rënie të lehtë edhe pse testimet kanë qenë në numër të lartë. Kështu gjatë ditës së sotme është raportuar se janë kryer 3 284 teste dhe prej tyre 890 kanë rezultuar pozitivë. Ndërsa numri i rasteve të reja ka pësuar ulje, numri i viktimave ditore vazhdon të mbetet i lartë ku edhe sot janë shënuar 35 viktima duke e çuar në total numrin e vdekjeve në 4 357 viktima, që nga fillimi i pandemisë. Në 24 orët e fundit, betejën me virusin e kanë fituar edhe 1 024, duke e çuar në total numrin e të shëruarve në 120 707. Numri aktual i rasteve aktive në vend është 19 937.