“Pasaportat”: Gjykimi për 11 nëpunësit policorë, së shpejti

Gjykata Penale duhet të caktojë seancë dëgjimore për 11 nëpunësit policorë të akuzuar për dhënien e pasaportave me identitete të rreme.

Marketing

Propozimi i prokurorisë sipas sistemit AKMIS do t’i shpërndahet gjykatësit për veprime të mëtejshme dhe kur të caktohet seanca kryesore, palët dhe publiku do të njoftohen – njoftojnë nga Gjykata Penale.

Aktualisht, I pakapshëm për organete rendit është i dyshuari i arratisur Raif Miftari, por nga MPB thonë se hetimi do të zgjerohet edhe më tej.

Afera që u bë publike pas pajisjes me pasaporta të dy personave të njohur të botës së krimit nga Serbia e tuqria, nxori ne dukje të dhënat alarmante se një gjë e tillë në 4 vite është bërë për 214 persona, kryesisht të kërkuar nga Interpoli.

Prokuroria po heton se sa punonjës të tjerë kanë qasje tek të dhënat personale të qytetarëve që nuk kanë marrë pasaporta.

Ende nuk dihet nëse kriminelët e huaj të pajisura me pasaporta nga RMV, i kanë përdorur të njejtat ose në cfarë periudhe apo destinacionesh. Këtë duhet ta konfirmojnë nga MPB.