Arrest shtëpiak për Dragi Rashkovskin

Edhe përkundër kërkesës së Prokurorisë për paraburgim, Gjykata Themelore Penale ka vendosur masën e arrestit shtëpiak për Dragi Rashkovskin, shkruan Alsat. I njëjti vendim është marrë edhe për pronarin dhe menaxherin e “Invoka Group”, Daniel Stançev. Ish sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Rashkovski gjatë ditës së sotme prej orësh është marrë në pyetje në Gjykatën Penale në Shkup. Në mëngjes ai u ndalua nga policia për skandalin me blerjen e souftuerit për kontroll në Trafik. Prokuroria kërkoi paraburgim për Rashkovskin dhe për drejtuesin e kompanisë “Invoka”.

Marketing

https://alsat.mk/arrest-shtepiak-per-dragi-rashkovskin/