Nënshkruhet kontrata për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës, Pacolli: Krenar që po e bëj këtë investim për kombin tonë

Është nënshkruar kontrata për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës.

Marketing

Në ceremoninë e nënshkrimit të pranishëm ishin kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli.

Pacolli u shpreh i lumtur që po e bënë këtë investim për kombin tonë.

“Kam nderin të jem pjesë direkte e kësaj vepre madhështore. Kjo kontratë sigurisht ka rëndësinë e vet për arsye se ndodh pas shumë kohe dhe një mori dëshirash që unë i pata që një investim i tillë të ndodh këtu, në trojet tona.Është një rast jashtëzakonisht i mirë edhe për mua, edhe për kompaninë dhe partnerët e mi që bashkëveprojmë në këtë projekt. Jam krenar që këtë e bëj për kombin, për popullin tim”.