Një takim trepalësh midis kryediplomatëve të Turqisë, Afganistanit dhe Pakistani është planifikuar të zhvillohet gjatë ditës së nesërme në Stamboll, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Së bashku me zhvillimet e fundit në lidhje me procesin e paqes afgane, gjatë takimit trepalësh do të diskutohet edhe bashkëpunimi në fushën e sigurisë, energjisë, lidhjes dhe migracionit të parregullt”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë.
Me këtë rast, është planifikuar që ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, të zhvillojë “takime trepalëshe me homologët e tij afgan dhe pakistanez”.