Fonseca: Treguam karakter ndaj Atalantas

22:00 | 22 Prill 2021

Marketing

Trajneri i Romës, Paulo Fonseca ka reaguar pas barazimit 1-1 ndaj Atalantas në Stadio Olimpico.

Trajneri i Romës, Paulo Fonseca ka deklaruar se skuadra e tij bëri paraqitje të mirë kundër Atalantas, shkruan lajmi.net.

Fosenca theksoi se “Giallorossët” treguan karakter në lojën e tyre. Portugezi duke folur për DAZN ishte i kënaqur me paraqitjen.

“Të luash kundër këtyre skuadrave është e vështirë, por ne bëmë gabime në momentet vendimtare”, tha ai.

“Ne nuk kemi fituar ndeshjen, por kemi bërë një paraqitje të mirë kundër një skuadre të shkëlqyeshme. Mos harroni, Atalanta fitoi tetë nga nëntë ndeshjet e tyre të fundit dhe erdhën tek ne me formë të mirë, kështu që vendosëm të rrezikojmë me një presion të lartë, duke mos lejuar që Atalanta të ndërtojë aksionet e tyre në mënyrën e zakonshme”, shtoi ai.

“Ne luajtëm më mirë në pjesën e dytë dhe skuadra tregoi karakter. Unë nuk kam parë që ndonjë skuadër të ndeshet me Atalantan dhe të dominojë posedimin e topit”, tha portugezi.

Në fazën e sulmit, Borja Mayoral u fut në lojë në partneritet me Edin Dzekon, por Fonseca deklaroi se kjo gjë nuk i bën mirë Romës.

“Ne tashmë u përpoqëm dhe nuk funksionoi. Skuadra nuk është e gatshme të luajë me dy qendërsulmues. Nuk është e rëndësishme se sa sulmues përdorni, por edhe lojtarët që krijojnë lëvizjet. Kemi vetëm një ditë për të përgatitur këtë ndeshje dhe nuk mund të përballojmë një ndryshim kaq të madh”, tha Fonseca.

Roma ka pak kohë për t’u përgatitur për gjysmëfinalen e Europa League me Manchester United.

“Ne luajtëm kundër Ajaxit dhe nuk patëm shumë posedimin e topit, por ne kishim më posedim sot se Atalanta në pjesën e parë. Kontrolli i lojës është i rëndësishëm për mua”, përfundoi Paulo Fonseca./Lajmi.net/