Gruevski me thirrje për protestë kundër vendimeve gjyqësore për “27 prillin”

Ish kryeministri, tashmë azilanti në Hungari, Nikolla Gruevski përmes një shkrimi në rrjetet sociale ka bërë thirrje dhe ka mbështetur protestën kundër vendimeve gjyqësore ndaj të dënuarve për ngjarjet e 27 prillit të vitit 2017 në Kuvend, transmeton Alsat. Gruevski në shkrimin e tij akuzon pushtetin aktual se qëllimisht ka provokuar turmën, për t’u fajësuar më pas VMRO-DPMNE-ja dhe organizatorët e protestës së atëhershme.

Marketing

“Mbështetje dhe thirrje për protestë të dielën në Shkup. Protesta më 25 prill, me çka kërkohet lirimi ose mënyrë për lirimin sa më të shpejtë të të arrestuarve për shkak të pjesëmarrjes së tyre në ngjarjet e 27 prillit të vitit 2017, si dhe anëtarëve të Ministrisë së Brendshme, është e justifikuar. Gjykimet ndaj tyre janë të padrejta. Në atë ditë, deputetët e qeverisë aktuale vazhduan seancën qëllimisht, me vetëdije dhe plotësisht në mënyrë të paligjshme dhe antikushtetuese në një kohë kur turma e mbledhur e njerëzve që kishin protestuar të qetë për 60 ditë ishte para Kuvendit, plotësisht të vetëdijshëm se ata do të provokojnë një reagim të njerëzve të mbledhur për të mbrojtur Kushtetutën. Ata u udhëzuan qartë se një incident do të ishte i mirë për ta, dhe pastaj faji për publikun vendas dhe ndërkombëtar do të binte mbi organizatorët e protestave paqësore, pjesëmarrësit në ato protesta paqësore, por edhe mbi VMRO-DPMNE-në”, shkruan mes tjerash Gruevski.

https://alsat.mk/gruevski-me-thirrje-per-proteste-kunder-vendimeve-gjyqesore-per-27-prillin/