Bekteshi takon Bejtën: Ndihmë për bizneset e Gostivarit

Ministri i Shëndetësisë, Kreshnik Bekteshi ka takuar sot nënkryetarin e BDI dhe ish kryetarin e Gostivarit, Nevzat Bejta. Siç njoftoi Bekteshi, gjatë takimit u bisedua për sfidat që na presin, ndihmën për bizneset e Gostivarit dhe rritjen e mirëqenies të qytetarëve.

Marketing

“Takim miqësor me mikun tim, Nevzat Bejta, ku biseduam për sfidat që na presin, ndihmën për bizneset e Gostivarit dhe rritjen e mirëqenies të qytetarëve. Përvoja, këshillat dhe angazhimi i tij për të mirën e qytetarëve janë më se të nevojshme dhe shembull për të gjithë ne”, u shpreh Bekteshi.

Nga ana tjetër, Bejta ka faliminderuar ministrin Bekteshi për agazhimin e tij në përkrahje të ekonomisë dhe bizneseve në Gostivar.

“Sot takova ministrin e ekonomisë, z. Kreshnik Bekteshi me të cilin biseduam për çëshjte të përgjithshme në interes të qytetarëve.E faleminderova për angazhimin e tij në përkrahje të ekonomisë dhe bizneseve në Gostivar.Ne kemi plane për Gostivarin. Me pëkrahjen e ministrit pres që në të ardhmen të vazhdojmë me zhvillimin e ekonomisë me hapjen e kapaciteteve dhe vendeve të reja të punës”, shkruan Bejta.