Barcelona pritet ta bëjë zyrtar transferimin e Eric Garcias

14:56 | 26 Prill 2021

Marketing

Eric Garcia më në fund mund të përfundon transferimin e tij tek Barcelona.

Sipas mediave spanjolle, Garcia tanimë është gati të transferohet dhe Barcelona do ta bëjë zyrtar lajmin pas një kohe të shkurtër, përcjell lajmi.net.

Sipas “Marca”, Barcelona së shpejti do ta bëjë zyrtar lajmin për transferimin e Eric Garcias.

Marrëveshja thuhet të jetë bërë më herët, por problem ishte situata ekonomike e “Blaugranëve”, ku pas negociatave, rroga e Garcias është ulur.

Sipas artikullit, Garcia ka pranuar ulje rroge, por do të ketë bonuse shtesë në bazë të performancës./Lajmi.net/

Marketing