PD kryeson Shkodrën, partia e Tom Doshin surpriza e zgjedhjeve

Në qarkun e Shkodrës po numërohen 9 kutitë e fundit në lidhje me subjektet politike.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të zgjedhjeve nga 411 kuti janë numëruar 402 kuti, dhe deri më tani forcë e parë politike në këtë qark është Partia Demokratike.

Të dhënat tregojnë se Partia Demokratike kryeson me  46 217 vota ose 43.94 % të votave e ndjekur më pas me 28.40 % ose  29 877 vota për Partinë Socialiste dhe deri më tani LSI ka arritur që të grumbullojë 9.03 %.

Marketing

Partia e Tom Doshit, PSD ka qenë dhe surpriza e këtyre zgjedhjeve ku deri më tani ka arritur që të grupojë 15.11 % të votave.