Sot pritet të shkarkohet Paunovski

Qeveria e Maqedonisë së Veriut, sot pritet ta shqyrtojë dhe miratojë propozimin e kryeministrit Zoran Zaev që të shkarkohet drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Stojko Paunovski.

Marketing

Siç bëri të ditur dje Zaevi, vendimi pritet të merret sot në seancën qeveritare, megjithatë nuk bëri të ditur se në bazë të cilit Ligj do shkarkohet.

“Do të shihni nesër se në cilin ligj do të thirremi”, tha Zaevi. Ndërkaq, ka paralajmëruar edhe takim me inspektorët të cilët janë në mbështetje të Paunovskit.

Paunovski pritet të shkarkohet, pasi refuzoi të sistemojë administratorët e punësuar sipas Marrëveshjes së Ohrit, e që sipas programit për sistematizim, ata duhet të punojmë si administratorë, dhe jo si inspektor, siç kërkon Paunovski.