Sot vendoset për lehtësimin e masave anti-Covid

Qeveria e Maqedonisë së Veriut, në seancën e sotme, që pritet të fillojë në ora 12:00, do të vendosë për lehtësimin e masave anti-Covid.

Marketing

Kjo vjen, ngaqë dje Komisioni për sëmundje ngjitëse propozoi deri te Shtabi i Krizës, që të shkurtohet ora policore dhe të fillojnë me punë kafenetë.

Ora policore u propozua që të fillojë në ora 21:00, ndërkaq kafenetë do fë shërbejnë klientë në pjesën e hapur të lokalit-në verandë.

Shtabi i Krizës, krahas këtyre masave, deri te Qeveria ka propozuar që gjatë festave fetare, Pashkët ortodokse dhe Bajrami i Ramazanit për myslimanët, të mos ketë fare orë policore. Por, autoritetet shëndetësore dje apeluan, që kjo “nuk do të thotë se qytetarët duhet të grumbullohen” dhe se “mbajtja e maskës dhe ruajta e distancës duhet të respektohet”.