Drejt fundit numërimi në Vlorë/ PS mban 8 mandate, PD shkon në 4! LSI nuk merr asnjë deputet

Vlora është një tjetër qark që procesi i numërimit është drejt fundit. Sipas KQZ ka mbetur ende edhe një Qendër Votimi për t’u numëruar, por nga rezultati i deritanishëm Partia Socialiste siguron 8 mandate, ndërsa PD 4.

Lëvizja Socialiste për Integrim në këtë qark mbetet pa mandat.

Krahasuar me 4 vite më parë, PS ka mbajtur të njëjtin numër mandatesh, ndërsa PD ka rikuperuar 1 mandat, duke shkuar në 4.

Marketing

Ndërsa LSI ka humbur mandatin e saj në këtë qark.

Marketing