Xhiroja e 31-të nis me sfidën Feronikeli – Arbëria

8:11 | 27 Prill 2021

Marketing

Sot (e martë) do nis xhiroja e 31-të në Superligën e Kosovës.

Në fakt, do zhvillohet vetëm një ndeshje mes Feronikelit dhe Arbërisë në “Rexhep Rexhepi”, shkruan lajmi.net.

Feronikeli pas tri ndeshjeve pa fitore kërkon vetëm pikët e plota, ngase ende është në ‘luftë’ për mbijetesë.

Ndërsa, Arbëria që është motivuar pas fitores ndaj Besës kërkon gjithashtu pikët e plota me shpresën të largohet nga zona e rrezikshme.

Ndeshja nis në ora 15:00./Lajmi.net/

Marketing