Policia ka mbetur e mahnitur kur askush nuk u lëndua kur një tren që mbante 90 pasagjerë u përplas për një kamion në një vendkalim hekurudhor rural në Australi.
Sipas mediave të huaja, shërbimet e urgjencës nxituan për në Lakes Road në Tharbogang, në periferi të perëndimit të Griffith në pjesën jugore të NSW rreth orës 9.30 të mëngjesit të martën, ku gjetën kamionin të “shpërndarë” mbi binarët.
Siç bëhet e ditur, lokomotiva ishte përplasur në automjetin e rëndë duke e tërhequr atë rreth 50 metra, para se të ndalonte.
“Nuk pati raportime për lëndime”, ka thënë policia e New South Wales.
“Të dy shoferët iu nënshtruan testimit të detyrueshëm dhe siguruan një rezultat negativ të frymëmarrjes të alkoolit”.
Tani janë duke u zhvilluar hetimet për të përcaktuar shkakun e përplasjes dhe nëse ndonjëri prej shoferëve do të akuzohet për incidentin.