Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim z. Ali Ahmeti ka uruar
kryeministrin e Republikës së Shqipërisë z. Edi Rama për fitore e radhës
në zgjedhjet e parlamentare.
Ne urimin e kryetarit të BDI-së z. Ali Ahmeti thuhet:
I nderuar Kryetar i Partisë Socialiste, i respektuar Kryeministër i
Republikës së Shqipërisë, i dashur Edi,
Vëllazërisht dhe zemër plotë të uroj për fitoren e madhe në zgjedhjet
parlamentare të 25 prillit.
Populli gjithmonë ka të drejtë dhe këtë përgjegjësi që ta ka mveshur
supeve, unë kam bindjen e plotë, se ti do ta bartësh krenar, kryelartë
dhe faqebardhë, siç është vet Shqipëria.
Jam pranë teje dhe shqiptarëve, bashkudhëtar i rrugës sonë të përbashkët
për t’i bërë bashkë shqiptarët në Evropën e bashkuar dhe të barabartë me
të gjithë të tjerët.
Edi, ke qenë pranë në kohë të mira e në kohë të vështira, ke prirë dhe
gjithnjë ke shtruar dorë bashkëpunimi dhe unë të jam mirënjohës dhe do
më kesh pranë, hap pas hapi, vendim pas vendimi, sukses pas suksesi.
Paç shëndetin e të priftë e mbara, ty e Shqipërisë sonë.