9:01 | 28 Prill 2021
09:01 | 28 Prill 2021
Trajneri i Chelseas, Thomas Tuchel mendon se skuadra e tij meritoi më shumë se një barazim ndaj Real Madridit.
Chelsea dje barazoi me Realin në “Stamford Bridge” me rezultat 1 – 1, edhe pse kishin disa raste shumë të mira shënimi që nuk i konkretizuan, transmeton lajmi.net.
Tuchel pas ndeshjes tha se Reali kishte vetëm një rast dhe që “Blutë” merituan fitoren.
“Kemi luajtur një pjesë të parë të fortë, duhet ta kishim fituar. Ishim të pafat, por shumë të fortë në pjesën e parë. Fatkeqësisht pësuam gol, ndryshe jemi mbrojtur fortë gjatë tërë ndeshjes”.
“Duhet të vazhdojmë hap pas hapi dhe javën tjetër të përballemi me Real Madridin. Do jetë vështirë sepse është gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve, asgjë nuk është e sigurt. Edhe nëse do kishim fituar këtu, çdo gjë është e mundur”, deklaroi fillimisht ai.
Tutje, Tuchel pranoi se ishte i detyruar të fliste me lojtarët para ndeshjes ngase kishte pritur Realin të ishte me formacionin 4-3-3.
“E dinim që përfunduan ndeshjen e fundit dhe në ndeshjen ndaj Barcelonës ishin 5-3-2. E dinim që ishte mundësi të adaptoheshin në këtë formacion. Mendoja se do ishte 4-3-3 sepse ashtu luajnë 90-95 për qind të ndeshjeve. Pra, jemi përgatitur për 4-3-3”.
“Kur pashë formacionin u detyrova të flas shpejtë në dhomën e zhveshjes dhe të ndryshojmë disa momente, që ishin çfarë duhet të bëjmë me dy sulmues dhe tre në mesfushë. Duhet të adaptoheshim në mbrojtje, në sulm nuk ndryshuam shumë”.
“Skuadra ia doli mirë dhe jam i lumtur si provuam. Dhamë gjithçka dhe morëm më shumë se një barazim të merituar 1-1, pra do provojmë edhe javën tjetër”, përfundoi ai.
Sfida kthyese zhvillohet në “Stamford Bridge”./Lajmi.net/