Një kuti mban ende të hapur rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 25 prillit.
Bëhet fjalë për një kuti votimi në qarkun e Lezhës.
BW raporton se numërimi për të 249 kutitë që ka gjithsej ky qark ka përfunduar, por se rezultati i kutisë së fundit që i përket njësisë administrative të Kallmetit ka kontestime nga ana e demokratëve për parregullsi.
Me sa duket në Kallmet PD ka dalë forcë e tretë. PS ka siguruar 160 vota, LSI 97 dhe PD 84.