FRBDI: Një shoqëri që shkëputet nga rinia e saj ndërpret jetën e saj!

Forumi Rinor i Bashkimit Demokratik për Integrim është forcë politike që sjell ndryshime, ku ne përpiqemi të jemi një zë i fortë dhe i qartë për të rinjtë, dhe mbi të gjitha, për të formuar botën e nesërme me ide progresive, të ndërtuara në themelet e demokracisë, mirëqenies, qëndrueshmërisë dhe shtet-bërjes.

Marketing

E ardhmja jonë formohet nga ajo që bëjmë sot. Një vendim politik mund të ndikojë në jetën e mijëra njerëzve. Kjo e bën të rendësishme participimin e të rinjve tonë në politikë sepse të kyçur në proceset e vendimarrjes mund të ndryshojmë fjalë për fjale vendin tonë dhe t’u tregojmë mijëra të rinjve se ju vlerësoni jo vetëm të ardhmen tuaj, por dëshmoni që jeni vlerë e pakontestueshme në shoqërinë tonë në përgjegjësi dhe vendimarrje politike. Një shoqëri që shkëputet nga rinia e saj ndërpret jetën e saj.

Forumi Rinor i Bashkimit Demokratik për Integrim i fuqizon dhe inkurajon të rinjtë, u jep të rinjve shpresë, i motivon ndryshimet dhe përkrah europianizimin e vëndit tonë. Ne punojmë shumë për të përfaqësuar interesat e të rinjve brenda dhe jashtë Bashkimit Demokratik për Integrim, duke mos e shterur pjesmarrjen e rinis vetëm si makineri votuesve, por edhe duke e inkuadruar drejtperdrejt rinin në proceset e vendimarrjes dhe shtetndërtimit.

Për dy vjet në Forumin Rinor të Bashkimit Demokratik për Integrim, kemi agjent të qartë për zhvillimin e politikave rinore dhe për fuqizimin e të rinjve në vend, padallime partiake dhe në përputhje me standardet europiane. Të rinjtë janë pjesë e pakontestueshme e vendimarrjes politike në Bashkimin demokratik për integrim dhe në krye të menaxhimit të institucioneve shtetërore. Le të sigurojmë që të gjithë të rinjtë të kenë çdo mundësi për të drejtat dhe mirëqenien e tyre. Për dy vjet në Forumin Rinor të Bashkimit Demokratik për Integrim, kemi krijuar potencial të fuqishëm me rininë tonë, duke patur guximin të ndryshojmë idetë dhe praktikat të vjetra në mënyrë që ta drejtojmë fuqinë tonë drejt qëllimeve të mira.

Gëzuar dy vjetori, Bashkë më të fuqishëm, Bashkë më të zëshëm…