E kemi marrë zgjidhjen ligjore për shtetësinë nga koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, dhe ajo nuk është sikurse jemi dakorduar. Kështu ka deklaruar kryeministri Zoran Zaev.
Ndërkaq, ka shtruar mundësinë e një shqyrtimi të sërishëm të propozim-zgjidhjes ligjore të ASH-AAA-së që i njëjti më pas të lëshohet në procedurë parlamentare, ashtu siç është dakorduar me gojë.
“Ne e morëm propozim-zgjidhjen ligjore por nuk është ashtu siç e kemi biseduar. Me shumë gjasë, përfundimi i partnerëve në ato bisedime, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, është se në zgjidhjen përfundimtare duhet të ulen më së paku edhe ministri i Punëve të Brendshme dhe zëvendësi dhe unë, që më pas ta lëshojmë në procedurë parlamentare. Shohim se ka opsione brenda, për të cilat duhet bashkërisht të vendoset. Besoj se këtu do të arrijmë marrëveshje, sepse me gojë kemi arritur marrëveshje”, tha Zaevi.