Pse të qëndrosh pozitiv jo gjithmonë vlen para një problemi

Psikologë dhe psikiatër të ndryshëm e përkufizojnë optimizmin si “t’i thuash jetës po” pavarësisht dhimbjeve, humbjeve apo fajeve me të cilat duhet të përballemi. Ndonëse pozitiviteti toksik këmbëngul që ne duhet gjithmonë të ruajmë një qasje të tillë, optimizmi tragjik na inkurajon të ndjejmë emocione të vështira që vijnë nga tragjedi të ndryshme dhe të gjejmë kuptim tek to.

Të qëndrosh pozitiv është shumë e rëndësishme, por ndonjëherë s’është mënyra e vetme për t’ju përgjigjur një krize. Pse?

1. Sepse kështu, injorojmë dëmin e vërtet që mund ta na bëjë

Marketing

Të qëndrosh pozitivë në raste emergjence në disa raste mund të na lëndojë më shumë sesa ndihmojë. Përshembull, nëse e gjeni veten në një marrëdhënie abuzive dhe ju zgjidhni të qëndroni aty. Mund t’ju duket si opzimizëm mendimi se ai/ajo do të ndryshojë dhe i falni, por nuk është kështu. Pasojat do t’i vuani në afatgjatë.

2. Mohojmë ndjenjat tona të vërteta

Kur e sforcojmë veten të shohim anën e mirë të gjërave, ne po shtypim ndjesitë negative, gjë që e bën edhe më të fortë trysninë e kësaj energjie. Ato ndjesi do të dalin në sipërfaqe një moment, veçanërisht nëse po përballeni me një tragjedi. Duke qëndruar pozitivë dhe duke pretenduar se gjërat janë mirë, nuk do të zgjidhni asgjë.

3. Nuk nxjerrim asnjë leksion nga dhimbja

Duke u përpjekur të mbajmë vetën “energji pozitive”, aftësia jonë për t’u përballur me sfidat reduktohet. Duke shmangur emocionet negative, ne humbasim informacionin që na duhet. Atë prej të cilit mund të mësojmë diçka. Optimizmi nuk mjafton.

4. Kuptimi i gjërave rrit shpresën për t’u përballur me tragjedinë

Pavarësisht ku na çon jeta në një moment a një tjetër, nëse gjejmë kuptimin pas çdo gjëje, mund të ecim para dhe të njohim lumturinë. Shpresa na lejon të gjejmë ekuilibër mes gjërave të dhimbshme që po na ndodhin aktualisht dhe kuptimin që vjen pas kësaj eksperience.