Samiti i G7-ës do të fokusohet në kërcënimet në rritje

Ministrat e Jashtëm të ekonomive udhëheqëse në botë, do të diskutojnë të martën në Londër ballë për ballë, pas më shumë se dy vjetëve.

Takimi i ministrave në samitin e shtatë vendeve më të industrializuara – G7 – pritet të ketë në qendër të diskutimeve mënyra të reja sesi ky grup mund të mbrojë rregullat ndërkombëtare nga kërcënimet e jashtme.

Sekretari i Jashtëm britanik Dominic Raab do të udhëheqë diskutimet për krizën në Mianmar, si dhe marrëdhëniet me Rusinë, Kinën dhe Iranin.

Marketing

Ai ka thënë se beson që ekziston mundësia për të luftuar “sfidat e përbashkëta dhe kërcënimet në rritje”.

Grupi i G7-ës përbëhet nga Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia dhe Japonia.

Australia, India, Koreja Jugore dhe Afrika Jugore janë ftuar si mysafirë të samitit treditor, ndërkohë që Mbretëria e Bashkuar tenton të thellojë lidhjet me rajonin Indo-Paqësor./REL