Të paktën 15 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në Meksiko Siti, si pasojë e shembjes së një linje të metrosë, derisa treni po kalonte aty, kanë thënë autoritetet meksikane më 4 maj.
Pamjet e kamerave të sigurisë, të transmetuara në mediat lokale, kanë shfaqur trenin duke rënë nga një lartësi prej pesë metrash.
“Deri më tani ne kemi 15 persona që fatkeqësisht kanë humbur jetën”, ka thënë kryetarja e Meksiko Sitit Claudia Sheinbaum para gazetarëve, duke thënë se 70 persona janë të plagosur.
Ky incident ka ndodhur në linjën 12 të metrosë, ndërtimi i së cilës është përcjellë me ankesa dhe akuza për parregullsi./REL