Andi Bushati: Po ka të drejtën e vet, ka të drejtë Rama dhe qeveria që po bën këtë komisionin hetimor. Do të thoja këtë se përderisa ne po merremi me këtë këtu dhe jo me përdorimin e 40 milionë eurove për blerje vote, të drejtë kanë ata. Imagjino të votojnë ata dudumë që janë në parlament, që na kanë bërë më shumë të qeshim se sa të ulemi e të diskutojmë për ligje që kanë votuar.
Dhe ata dudumë nuk e meritojnë për hir të respektit të institucionit të trajtohen kështu. Sepse i teket kryeregjimtarit të tallë trapin me Ilir Metën dhe çon në mëngjes e thotë, sot do ngremë një komision.
Një herë u tha se do ngrihet komision hetimor se si i kishte shitur Basha ushtarët e UÇK-së te serbët, dini gjë çfarë u bë me atë komisionin, a i shiti apo s’i shiti Basha ata?
Bëjnë mirë ata djemtë e portokallisë që na tallin se jemi bërë si komentatorë estrade. Hedhin shashka kot more, dalin hedhin shashka. Sa herë që duan të vjedhin ndonjë 300 milionë lekësh dhe thonë do ngremë komision hetimor.