23:53 | 4 Maj 2021
23:53 | 4 Maj 2021
Paris Saint-Germain është diskualifikuar nga gjysëmfinalja e Ligës së Kampionëve, pas humbjes ndaj Manchester City me rezultat të përgjithshëm 1-4.
Pas ndeshjes, drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo, është pyetur mbi të ardhmen e lojtarëve Kylian Mbappe dhe Neymar, transmeton lajmi.net.
Ai ka refuzuar të japë një koment mbi këtë gjë, duke thënë: Tani nuk është koha të flasim për këtë”, ka thënë ai për RMCSport.
Megjithatë, ai ka deklaruar se kanë negociuar fazën e vështirë: “Ne duhet të jemi krenarë për atë që kemi bërë. Kemi dalë nga situata të vështira gjatë garës. Unë jam optimist për të ardhmen”.
Pas eliminimit dhe kësisoj dështimit dy vite radhazi në Ligën e Kampionëve, e ardhmja e yjeve të skuadrës mund të jetë në rrezik./Lajmi.net/